Trajneri i Marokos, Walid Regragui, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës e mori aeroplanin për në Kosovë.
Pasi ateroi në Prishtinë, ai shkoi në Podujevë.
Kjo pasi gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, në Kosovë u publikuan disa shkrime për ngjashmërinë e tij me një kosovar, që ishte pikërisht nga Llapi.
Poooor, i gjithë ky udhëtim i tij do të ishte shumë bukur po të ishte i vërtetë.
Në këtë mes i saktë është vetëm fakti i ngjashmërisë së tij të frikshme me Xhemjal Hasanin e Podujevës.
Ky i fundit, pikërisht për këtë arsye e ka simpatizuar ekipin e Marokos në Kampionatin Botëror.
“Pasi që doli, qarkulloi, në rrjetet sociale, dhe në media, ngjashmëria ime me trajnerin e Marokos, detyrimisht e simpatizova skuadrën e Marokos”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.
Ish-kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës përpos i njëjtë në pamje me trajnerin e Maroks, ka edhe diçka të përbashkët me të: HUMBJEN.
Hasani i humbi zgjedhjet, ndërsa Regragui e humbi finalen.
“…është fakt që përngjajmë, kjo më ka bë që të jem edhe simpatizant i Kombëtares Marokos, por fatkeqësisht nuk arritëm ta finalizojmë, ta fitojmë kupën e Kampionatit Botëror”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.
Llapjani duke treguar komentet më interesante që ka marrë, thotë se është pyetur për babin e tij nëse i ka punuar në Maroko.
“Komentet ma interesante, që mu kanë ba ma të çuditshme, u kanë: ku të ka punu baba, a u kanë në Maroko? Ju thashë u kanë nja 2-3 herë ma moti, këto janë kanë komentet më interesante”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.
Hasani që në zgjedhjet e kaluara u bë i famshëm për ferrarin e tij, premton se do të kandidojë sërish për të parin e Podujevës, por këtë radhë pa veturën e tij luksoze.
“… e kam shit për fushatën zgjedhore”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.
Më poshtë video: