Babai i Bersant Celinës arsyetohet në këtë mënyrë për kartonin e kuq – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Babai i Bersant Celinës arsyetohet në këtë mënyrë për kartonin e kuq

    Insajderi
    04 June 2016 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e fundit të Kosovës nga Bersant Celina nuk hapi shumë polemika dhe reagime, ndoshta, për shkak të fitores së Kosovës në takimin ndaj Ishujve Faroe.

    Megjithatë, është babai i mesfushorit të Manchester Cityt, Edvar Celina, i cili është munduar ta arsyetojë kartonin e kuq të pranuar nga djali i tij në takimin e parë miqësorë të Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

    Ai ka postuar një tabelë të kartonave të kuq të dhënë nga gjyqtari i ndeshjes së Kosovës të shtunën, Alexandre Boucat. Celina arsyetohet me faktin se gjyqtari belg ka dhënë minimumi tre karton në 10 ndeshjet e fundit.

    “Statistika e referit me kartona në ndeshjet e fundit, minimum 3 për ndeshje”, shkruan Edvar Celina në Facebook, duke e shoqëruar me foton e statistikave të gjyqtarit Boucat.

    gjyq

    Celina ka zhvilluar pesë ndeshje me kombëtaren e Kosovës, nga të cilat ka shënuar një gol dhe ka pranuar një karton të kuq. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark