“Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar u vra dje ne Mynhen nga dora terroriste”, ky është konfirmimi që jep i pikëlluar Naim Zabërgja, për vdekjen e djalit të tij.
Dijamanti u vra në sulmin terrorist të ndodhur mbrëmë në Munchen të Gjermanisë, raporton Insajderi.
Familja Zabërgja ka origjinë nga qyteti i Vushtrrisë në Kosovë. Dijamant Zabërgja është viktima e tretë e konfirmuar shqiptare në sulmin terrorist të Munichut, pas Armela Segashit dhe Sabina Sulajt. /Insajderi.com