Babai i Dijamantit rrëfen çastet e fundit me djalin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Dijamantit rrëfen çastet e fundit me djalin e tij

    Insajderi
    23 July 2016 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Zabërgja, bababi i Dijamant Zabërgjës, kosovarit që humbi jetën pas sulmit terrorist të ndodhur mbrëmë në Mynih, ka rrëfyer çastet e fundit me djalin e tij.

    “Ai ishte me shokun e tij. Shoku i tij më telefonoi për të më lajmëruar se kanë blerë disa pije dhe do të qëndronin diku jashtë”, ka treguar Naim Zabërgja.

    “Vrasësi ishte vetëm dy metra larg tyre. Ai hapi zjarr. Shoku ia doli të ikte kurse djali im u vra në vend. Po jetoj si në makth. Nuk mund ta besoj çfarë ka ndodhur. As familja nuk mund ta besojë këtë”, ka thënë ai, shkruan RT, transmeton Insajderi.

    Dijamanti është njëri nga tri viktimat shqiptare të tragjedisë së Mynihut, përkrah Armela Segashit dhe Sabina Sulaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark