Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, u godit me thikë mbrëmë në një parking në qytetin Mataro pas një sherri, siç raportohet nga La Vanguardia.
Mediumi i njohur El Mundo shkruan se janë tre të arrestuar për sulmin.
Kjo gazetë ka konfirmuar gjithashtu se babai i lojtarit është transferuar në spitalin Can Ruti në Badalona në të njëjtën kohë që njësia e hetimit Mossos ka nisur të marrë në pyetje dëshmitarët në zonë.
Marca ka mundur të konfirmojë se jeta e tij nuk është në rrezik edhe pse ai ka marrë “më shumë se një plagë me thikë”.
Me ndihmën e policisë bashkiake janë kontaktuar disa persona që ishin dëshmitarë të ngjarjeve për të hapur hetimet përkatëse. Sipas këtij mediumi, ngjarjet mund të korrespondojnë me një ‘zgjidhje hesapesh’ që korrespondon me një problem të mëparshëm.
Sipas mediumeve spanjolle, babai i lojtarit pasi ka kryer kontrollet përkatëse mjekësore në spital, ai ka dalë nga spitali dhe ka shkuar në shtëpi.