Babai i alpinistes Mrika Nikçi, Arianit Nikçi është deklaruar pas videos që e kishte publikuar vajza e saj në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person që tashmë është arrestuar.
“Kuptohet që jam ndje shumë i shqetësum por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi për klankosova.
I pyetur për detaje të tjera lidhur me të dyshuarin dhe me procedimin e rastit, ai tha se nuk mund të prononcohet për momentin për këtë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore.
“Për ma tepër nuk mund të prononcohem”, ka përfunduar Nikçi.