Babai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika: Nëse djali im është veç 1% i përfshirë, nuk i sigurojë as avokat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika: Nëse djali im është veç 1% i përfshirë, nuk i sigurojë as avokat

    Insajderi
    22 April 2025 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja Fehmije Gashi, e cila përfaqëson Diamant Gashin, një nga të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika, ka ndarë një pjesë të bisedës me babain e të dyshuarit.

    Sipas saj, babai i Diamantit ka qenë shumë i qartë dhe i prerë në qëndrimin e tij moral.

    “Këtë ma thotë edhe babai i tij, i cili dje kur më ka angazhuar, pasi kemi bërë kontratë veç për fazën e hetimeve, për arsye se ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind i implikuar në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat, asgjë t’i sigurojë atij”, u shpreh avokatja.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark