Babai i të dyshuarit për drogë sulmon fizikisht policët, dy prej tyre marrin tretman mjekësor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i të dyshuarit për drogë sulmon fizikisht policët, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

    Insajderi
    12 July 2025 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një operacioni të Policisë për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike, ka ndërhyrë babai i të dyshuarit duke penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ejup Bajraktari” në Ferizaj.

    Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Raportohet se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark