Sërgjan Gjokoviq, babai i tenistit të serb, Novak Gjokoviq, ka thënë se “serbët nuk do ta njohin Kosovën derisa ekziston një serb në planet”, transmeton gazeta serbe “Veçernje Novosti”.
Gjokoviq, ka përmendur numrin e madh të “kishave dhe manastireve serbe” në Kosovë.
Kur u pyet se kujt i pengon në botë një Serbi e fortë, Gjokoviq tha se “ajo i pengon botës perëndimore”. “Imagjinoni një situatë sikur ne të kishim grabitur një pjesë të Britanisë së Madhe nga britanikët ose të Francës nga francezët ose të Izraelit nga izraelitët. Shikoni se si sillen izraelitët, atyre u grabitën tokën, por ata këtë nuk pajtohen me këtë me shekuj. Në Kosovë janë më shumë se 2.000 manastire dhe kisha tona. “Fuqia nuk i lutet Zotit”, por ne nuk do ta njohim atë për nuk e di se çfarë çmimi. Ne nuk do ta njohim Kosovën derisa ka një serb në këtë planet. Patriarku ka thënë bukur se referendumi ka qenë në vitin 1389”, ka shprehur fantazitë e tij babai i Novak Gjokoviqit./Insajderi.org.