Lamine Yamali është një prej lojtarëve më të mirë në Euro 2024.
Babai i tij, Mounir Nasraoui u paraqit në një intervistë, ku mori pyetjen në lidhje me “bekimin” e Lionel Messit.
“Bekimi i Leo-s ndaj Lamines? Apo nga Lamine te Leo. Për mua, djali im është më i miri”, u shpreh babai i futbollistit të Barcelonës.
Kujtojmë që Lamine shënoi një eurogol në fitoren e Spanjës ndaj Francës, duke u bërë golashënuesi më i ri në histori të Euro-ve.
Të dielën, më 14 korrik, Spanja luan finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Anglisë.