Babai i Zhegrovës shumë dobët me votat me postë në diasporë, ja në cilin vend renditet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Zhegrovës shumë dobët me votat me postë në diasporë, ja në cilin vend renditet

    Insajderi
    02 March 2025 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babai i futbollistit të njohur, Edon Zhegrovës, Lulzimi Zhegrova, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk ka marrë rezultate të mira nga votat e diasporës.

    Nga votat me postë të numëruara deri tani ka marrë veç 52 vota në diasporë.

    Nga 67 vendvotimeve të votave me postë, nga 188 sa janë, LDK-ja deri tani numëron 28.50% apo 5853 vota.

    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku nga votat me postë, deri tani ka marrë 5356.

    Në vend të dytë renditet Kujtim Shala, me 3637.

    Me 3517 del të jetë i tretë Hysni Çekaj. Ndërsa pas tij renditet Doarsa Kica-Xhelili me 3008 vota, kurse Gazmend Muhaxheri ka marrë 1470 dhe renditet i pesti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark