“Babai më rrihte për 50 lekë çamçakëz”, rrëfehet mes lotësh Roza Lati në BBV – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Babai më rrihte për 50 lekë çamçakëz”, rrëfehet mes lotësh Roza Lati në BBV

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roza Lati ka ndarë me banorët e BBV3 histori të jetës së saj private, që nuk i ka treguar kurrë më parë për publikun.

    Ajo tregon se babai i saj e ka dashur shumë të ëmën, por kur u prek nga tumori në tru, ai u bë shumë agresiv, madhe edhe ka ushtruar dhunë. Roza tregon një moment kur i kërkoi të atit 50 lekë për një çimçakiz dhe e rrahu. Sipas moderatores, tumori i mori dhe jetën atit.

    “Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëzi, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çamçakëz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshqiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike.  Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark