“Babai me vëllain thonë që do vrasin veten”/ Fqinjët flasin për vrasjen e 26-vjeçarit: Jemi të tronditur, s’po mbajmë më - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Babai me vëllain thonë që do vrasin veten”/ Fqinjët flasin për vrasjen e 26-vjeçarit: Jemi të tronditur, s’po mbajmë më

    Insajderi
    18 June 2022 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vrasjes së 26 vjeçarit Martin Çeco nga tre persona në Maliq, përveç familjarëve kanë folur edhe fqinjët e tij. Një prej tyre ka rrëfyer se Martini ishte djalë i urtë e punëtor dhe nuk konfliktohej me askënd.

    Sipas fqinjës së 26 vjeçarit, vrasja e tij i ka tronditur të gjithë, teksa shton se i vëllai dhe i ati i Martinit thonë se do të vrasin veten pas asaj që ka ndodhur.

    Fqinja: Ne komshi jemi. Këta ishin të dy at e bir, në gjendje siç i shikoni pasi e ëma ka tre vjet që i ka vdekur. Punon, njeri nuk ngacmonin. Ne u habitëm kur dëgjuam që kishte ndodhur kjo gjë. U çuditëm kur e dëgjuam këtë gjë për atë djalë. Ai nuk ngiste njeri, ai nuk ishte as i sherrit dhe as gjë prej gjëje. Ai punonte me të atin dhe jetonin.

    Këta ishin të ikur, si vëllai si dhe motrat. Tani i ati nuk është në gjendje fare që kur mori vesh për të birin. Ai djali thotë do vras veten, i ati thotë që do vras veten. Tani ne s’po mbajmë dot. Vetëm kjo çupa është këtu. Djali ishte djalë shumë i mirë. Po këto i dëgjuam që thoshte se: Më kërcënojnë, më bëjnë po se kush e kërcënonte ne nuk dimë gjë.

    Po për çfarë e kërcënonin?

    Po për atë çupkën e kërcënonin. Po për gjë tjetër nuk dimë gjë. Këtu ne po bëjmë kaq vite, e kemi rritur atë djalë, ku dinte ai nga ato. Kaq dimë, të tjera gjë s’dimë.

    26-vjeçari Martin Çeço u mbyt me litar nga tre persona dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit para pak ditësh më parë ndërsa sot policia ka arrestuar edhe autorët e vrasjes.

    Motivi i vrasjes mendohet se ka qenë një vajzë me të cilën Martini ishte i lidhur me të, ndërkohë kjo e fundit kishte një raport paralel me një nga autorët e krimit. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar Martinit duke e kërcënuar që të hiqte dorë nga vajza.

    Siç rrëfen edhe e motra e viktimës, kërcënimet ndaj vëllait të saj kanë vijuar deri ditët e fundit, por Martini nuk i kishte treguar se kush ishin personat që e kërcënonin derisa u zbuluan nga policia dhe tashmë janë vendosur në pranga./m.j


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark