Filmi që rrëfen historinë e një djaloshi kosovar që merr rrugën ilegale të emigrimit në kërkim të babait të tij, emigrant, pas suksesit në festivale të ndryshme ndërkombëtare do të shfaqet në kinematë gjermane.
Bashkëprodhim mes Kosovës dhe Gjermanisë, “Babai” me regji të Visar Morinës, do të shfaqet në kinematë gjermane duke filluar në kjo javë.
Këtë e ka konfirmuar, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
“Duke filluar nga data 10 mars, filmi BABAI do te shfaqet ne rrjetin e kinemave Gjermane”, ka shkruar Arben Zharku.
“Babai” ka personazh kryesor Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, dhe babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë./Insajderi.com