Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast rrëmbimi i cili ka ndodhur në Viti.
Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje.
Babai i vajzës nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se ajo kishte shkuar me dëshirë.
Rasti po hetohet.