Babai vrau djalin në Tetovë dhe aksidenti me fatalitet: Çfarë dihet për dy ngjarjet tragjike në Maqedoninë e Veriut? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai vrau djalin në Tetovë dhe aksidenti me fatalitet: Çfarë dihet për dy ngjarjet tragjike në Maqedoninë e Veriut?

    Insajderi
    03 January 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Tetovë, babai vrau djalin. Pak kohë më pas, në Maqedoninë e Veriut u raportua për një aksident me fatalitet në Vardar.

    Por, çfarë dihet deri më tash?

    Një person i moshës 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e tij që sipas të dhënave të policisë, dorasi është babai.

    Sipas policisë, mes viktimës dhe dorasit pati një konfrontim fizik që më pas dërgoi deri në vrasjen e S.N.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie ndërsa viktima ishte i goditur në kokë.

    Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor, por sipas të dhënave jozyrtare, pasi i ndjeri nuk është përgjigjur në telefon.

    Alsat M shkuan se autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës, i cili ndodhet në spital ka pranuar se e ka kryer vrasjen ku si shkak që çoi deri te vrasja, sipas tij, “ishte maltretimi” që viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.

    Nga SPB Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.

    “Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. 65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, të enjten.

    Në rrethana ende të paqarta një automjet ka rënë në lumin e Vardarit, kanë raportuar mediat në Maqedoni e Veriut.

    Institcionet relevante të shpëtimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    Pesë persona ishin në veturë, tre janë konfirmuar të vdekur – të gjitha viktimat janë gra.

    Një person tjetër është në kërkim, raporohet si i gjinisë mashkullore.

    Operacioni i kërkimit është pezulluar, për shkak të kushteve atmosferike.

    “Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur një fëmijë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar.

    “Gjendja shëndetësore e pacientit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është stabile, janë bërë vlerësimet fillestare, parametra të caktuara biokimike dhe tomografi kompjuterike, që janë në rregull. Por për shkak të mënyrës se si ka ndodhur lëndimi, respektivisht për shkak të anamnezës, fëmija po mbahet për observim”, ka deklaruar mjeku Lazo Jovçeski në një deklaratë për Sitel.

    Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona. Autoritetet po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark