Babai vret djalin pasi tentoi ta hidhte në pus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai vret djalin pasi tentoi ta hidhte në pus

    Insajderi
    18 February 2023 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë, ku mbeti i vdekur 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në fshatin Zvezdë.

    Ai u dërgua në spital pasditen e së premtes dhe mjekëve iu tha se ishte rrëzuar teksa kishte qenë në gjendje të dehur. Megjithatë, ngjarja ka qenë krejtësisht ndryshe, sipas policisë.

    “Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr. Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës”, njofton policia.

    Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./a2cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark