Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia rreth orës 16:30 sot ka pranuar informatën për tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjjanit.
Ajo ka thënë se pas marrjes së informatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë.
Pak më parë Insajderi raportoi se Abedin Bekteshi i cili punonte si teknik në shkollën e fshatit Rufc, rreth 60 vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas djalin afro 24 vjeçar.
Deri më tani akoma nuk dihet se cilat ishin motivet që çuan në vrasjen e trefishtë.