Babë e bir për 40 vjet në xhungël - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Babë e bir për 40 vjet në xhungël

    Insajderi
    09 July 2016 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një Tarzan për së vërteti ka bërë udhëtimin emocional për në shtëpinë e tij për 40 vite, pyjet e Vietnamit.

    Ho Van Lang, 44 vjecar, dhe babai i tij Ho Van Thanh, 85 vjeçar, kanë kaluar 41 vite në pyjet e distriktit Tay Tra.

    Ata kanë lënë shtëpitë e tyre në kohën e luftës dhe janë vendosur në pyll për katër dekada, ku kanë mësuar gjuetinë, ndërtimin e strehëve të ndryshme dhe të gjejnë ushqim për veten.

    Ata janë gjetur në vitin 2013 kur edhe filluan gradualisht të adaptohen jetesës jashtë pyllit.

    Këta të dy tani jetojnë në një shtëpi të vogël, ndërsa së fundmi kanë bërë një udhëtim me fotografin Alvaro Cerezo, në pyjet ku kishin jetuar për 40 vite.

    Përgjatë luftës së Vietnamit Ho Van Thanh është larguar për në xhungël me djaloshin e tij pasi që gruaja dhe dy fëmijët e tjerë ishin vrarë në po atë luftë.

    bab

    babai

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark