“Babi nuk luftove për të ikur nga atdheu”, dedikimi i vajzës së veteranit të UÇK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Babi nuk luftove për të ikur nga atdheu”, dedikimi i vajzës së veteranit të UÇK-së

    Insajderi
    18 June 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naser Berisha, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nisur rrugëve të kurbetit.

    Ka qenë vajza e tij, Vijona Berisha, ajo e cila ka prekur me dedikimin që i bëri babait të saj.

    Berisha shkroi se duke qenë se UÇK-ja nuk vlerësohet, babai i saj u detyrua ta braktisë vendin.

    “Ju Ushtria Çlirimtare e Kosoves asnjeher nuk u vlersuat,asnjeher nuk u respektuat…, andaj nuk ju mbet asgje tjeter perveq të largoheni nga vendi juaj që dhat djersë e gjak,sot ti u detyrove ta braktisesh atdheun,mundin, folenë ,vendin dhe Familjen tende”, ka shkruar vajza e Naser Berishës.

    Ajo gjithashtu tha se babai i saj nuk luftoi që të largohej nga atdheu.

    “E sot duhet t’i drejtohesh gurbetit per të mbajtur familjen me para HALLALL, faleminderit babi qe nuk na ushqeve me “haram” ashtu siq vepruan të tjeret dhe po vazhdojn ende…Babi ti nuk luftove për të ikur nga atdheu yt…!” tha ndër tjera ajo.”, përfundoi ajo.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark