Babo Darabuka, është njëri nga grupet që kanë bërë ‘bum’ me performancat e tyre në ahengje të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.
Pjestarët e grupit që bëjnë muzikë me darabuka për Insajderin, kanë folur për fillimet e tyre dhe momentet e veçanta në karrierën 17 vjeçare.
Beniti dhe Muhamedi, nuk kanë hezituar të ndajnë me publikun edhe situatat e sikletshme që i kanë ndodhur gjatë kohës sa kanë qenë duke performuar.
“Ka ndodhur që Albanin e kanë qitë në qafë me tupanë. Bakshish nuk na lënë as për naftë. Vjenë njëri nga 500 mysafirët dhe të thotë “Çka është kjo muzikë bre”, ndërkohë të tjerët janë ndarë të kënaqur”, kanë treguar ata duke qeshur.
Për më shumë ndiqeni videon: