“Bad News Eagles” zyrtarizojnë trajnerin e ri - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Bad News Eagles” zyrtarizojnë trajnerin e ri

    Insajderi
    18 February 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Braziliani i njohur Luis ‘peacemaker’ Tadeu do të jetë trajneri i ri i ekipit nga Kosova, Bad News Eagles, në Counter Strike 2.

    Bad News Eagles ka vazhduar kompletimin e ekipit pas njoftimin zyrtar për rikthimin e tyre si skuadër.

    Pas zyrtarizimit të emrave të lojtarëve, të cilët ishin ata që luajtën edhe në të kaluarën, radha i erdhi emrit të trajnerit.

    Në faqen zyrtare në platformën X, BNE njoftuan se si trajner kanë emëruar brazilianin Luis ‘peacemaker’ Tadeu.

    “Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se peacemaker do të na bashkohet në udhëtimin tonë. Sigurohuni t’i jepni pak dashuri”, shkruan në postimin e BNE.

    Ndryshe, ‘peacemaker’ ishte finalist në Major dhe ishte trajner në disa ekipe të njohura si Liquid, Heroic, MAD Lions, Imperial etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark