×
  • Lajme
  • Lajme

    Badovci ende pa urë, Durmishi përsërit fjalët e para një muaji: Po vonohet për shkak…

    Insajderi
    30 May 2024 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    468 mijë euro është kontrata që Ministria e Infrastrukturës e ka nënshkruar me kompaninë “Dreni Inginiering”, për ndërtimin e Urës tek Liqeni i Badovcit.

    Ani se kontrata për këtë projekt është nënshkruar me 10 janar të këtij viti, punimet ende nuk kanë filluar.

    Kjo urë që e lidhë Prishtinën me Gjilanin është e mbyllur që nga prilli i vitit 2023.

    Vonesat kaq të mëdha për nisjen e punimeve në këtë projekt, zv.ministri Hysen Durmishi, po i arsyeton me gjendjen në teren.

    Sipas tij, niveli i ujit ka pamundësuar që të ketë punime për ndërtimin e urës dhe se sipas tij kanë qenë të detyruar që ta ndryshojnë komplet projektin.

    Durmishi thotë se presin që shumë shpejt të nisin punët dhe se kompania që e ka fituar tenderin do t’i ketë kohë 135 ditë pune për ta përfunduar atë.

    “Na është dashur që ta ndryshojmë komplet projektin. Kjo për shkak që niveli i ujit të liqenit na ka pamundësuar që të punojmë në projektin e kaluar. Kështu që tashmë projekti i ri ka përfunduar dhe shumë shpejt do të nisin edhe punimet për ndërtimin e saj. Që nga dita kur të nis ndërtimi, kompania do t’i ketë 135 ditë pune afat për ta përfunduar atë”, tha për Gazeta Insajderi, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    Gazeta Insajderi në vazhdimësi ka raportuar për problemin e madh për qarkullim të banorëve të Gjilanit për të ardhur në Prishtinë.

    Mungesa e urës tek Liqeni i Badovcit e ka vështirësuar qarkullimin në këtë rrugë.

    Në videon e mëposhtme mund të shihni se sa e vështirë është rrugëtimi nga Prishtina për në Gjilan dhe anastjellas.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark