Baerbock: Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Baerbock: Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë në Kosovë

    Insajderi
    28 November 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.

    Baerbock këtë e ka thënë para takimit të kryediplomatëve të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel. Deklarimi i saj u publikua nga llogaria zyrtare e MPJ-së gjermane, raporton Gazeta Insajderi.

    “Në Ballkanin Perëndimor, paqje shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë”, citohet të ketë deklaruar Baerbock.

    “Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, përfundon ajo.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, diskutuan për raportet Kosovë-Serbi.

    Borrell tha se duhet bërë hapa përpara drejt përmirësimit të raporteve.

    Takimi i NATO-s në Bruksel do të trajtojë situatën në Ballkanin Perëndimor ku ka thirrje që NATO të rrisë praninë e saj ushtarake mes shqetësimeve se tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mund të përshkallëzohen në konflikt të drejtpërdrejtë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark