Bagdati në prag të kaosit politik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bagdati në prag të kaosit politik

    Insajderi
    01 May 2016 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bagdati ishte në prag të kaosit politik sot. Qyteti është nën gjendje të jashtëzakonshme. Protestuesit kanë zaptuar një pjesë të Zonës Ndërkombëtare, që dikur ishte e pakalueshme për qytetarët e zakonshëm, ushtria është në gjendje gatishmërie, ndërsa ligjvënësit kanë marrë arratinë.

    Sot në mëngjes, kleriku shiit Moktada al Sadr kishte mbledhur përkrahës të tij para parlamentit të braktisur. Ligjvënësit e braktisën parlamentin dje pasi protestuesit u futën në selinë e organit legjislativ.

    Zyrtarët thonë se mijëra protestues vazhdojnë të mbajnë të uzurpuar Zonën Ndërkombëtare ku ndodhen zyrat e Kombeve të Bashkuara dhe shumë ndërtesa qeveritare.

    Uzurpimi i parlamentit ishte pika kulmore e një situate të trazuar që ka zgjatur prej disa javësh. Kleriku al Sadr ka kërkuar ngritjen e një qeverie të re me teknokratë. Kryeministri Haidar al Abadi, i cili pat premtuar reforma nuk ka arritur të realizojë ndryshime reale, pasi partitë politike, në luftën e tyre për pushte, bllokuan shumë nga kandidatët e Al Abadit./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark