Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, njëherësh edhe drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar për shtrimin e rrugës në fshatin Mramor të kryeqytetit.
“Bageri” i LDK’së ka thënë se kjo rrugë ka qenë rrezik i vazhdueshëm për 15 vite për banorët e Mramorit.
“Rruga në Mramor ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për banorët. Për 15 vjet, nga dy korsi u ngushtua në një, duke e bërë qarkullimin kaotik dhe të pasigurt. Një veturë priste, tjetra kalonte, ndërsa rreziku ishte i pranishëm çdo ditë. E gjitha kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe komunikimit të mirëfilltë me banorët”, ka thënë Xhaferi.
Tutje, ai ka thënë se kur bashkohen duke vënë interesin e qytetarit para interest politik, ia dalin.