Bahrije Hyseni, kandidate e LDK-së për deputete, tha se kjo parti do të jetë zëri i çdo gruaje në Kosovë.
Ajo ka ndarë edhe përvojën e saj si pjesë e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Në mesin e grave të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, aty ku gjithmonë kam qenë e vlerësuar e shumë e respektuar.
Lidhja Demokratike e Kosovës është familja e madhe, ashtu siç është edhe Forumi ynë i Gruas. Do të jemi zëri i çdo gruaje të familjes sonë e çdo gruaje kosovare, për katër vitet e ardhshme.
Ndryshimi fillon nga ju!”, shkroi ajo.