![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bahrije Hyseni, ka shprehur falënderime për mbështetjen e qytetarëve të Gjilanit gjatë një tubimi të partisë.
Ajo u shpreh se Gjilani është qyteti që bën ndryshimin dhe i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të mbështesin vizionin e Lidhjes Demokratike për një të ardhme më të mirë.
“Në Gjilanin e Lutfi Hazirit, në Gjilanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilanin që bën ndryshimin. Falemnderit Gjilani, falemnderit që të gjithë jeni! Ndryshimi po vjen!”, shkroi ajo në Facebook.