Bahrije Hyseni: Ferizaji u dëshmua, ndryshimi po merr emër – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bahrije Hyseni: Ferizaji u dëshmua, ndryshimi po merr emër

    Insajderi
    27 January 2025 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin e Ferizajt kishte festë, kishte tubim, kishte tërmet përsëri, nga këto tërmetet politike të ditëve të fundit. Me prezencën e Kryeministrit të ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku, Ferizaj është tashmë i përcaktuar për rrugën e re që po na pret. Populli po flet, po flet çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më fort, çdo ditë e më me bindje.

    Entuziazmi i madh i përkrahësve nuk do koment, u pa në fytyrën e secilit të pranishëm e simpatizant që ishte aty, e që ishin në numër shumë të madh. Nuk zuri salla “Bill Clinton” aq ferizajas që janë pjesë e familjes së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Siç tha edhe z. Abdixhiku, “Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm, Republika e Kosovës është vet ëndrra jonë, prandaj ndryshimi sot është misioni jonë, prandaj bëhu ndryshimi është slogani ynë, prandaj bëhu ndryshimi është thirrja jonë, prandaj bëhu ndryshimi është ftesa jonë. Bëhu ndryshimi është ftesë, është thirrje, është kushtrim i djathtë për secilin në Kosovë.”

    Nuk ka listë tjetër fituese të këtyre zgjedhjeve përveç listës sonë, listës fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listës që do të ofrojë zgjidhjen për katër vitet e ardhshme.

    Në rrjetet sociale kandidatja për deputete, znj. Bahrije Hyseni falenderoi të gjithë përkrahësit, çmoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve, e Lidhjen Demokratike të Kosovës e quajti si shpresa e Ferizajt e shpresa e Kosovës.

    Jemi shumë të kënaqur e falënderues për përkrahjen, prezencën dhe mbështetjen e madhe që na keni dhënë çdo ditë e posaçërisht mbrëmë, për t’i dhënë tubimit të madh epitet, e për t’a bërë shembull në gjithë vendin.

    Nga Ferizaj kemi vetëm një thirrje, bëhuni me ne, bëhuni ndryshimi për Republikën tonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark