![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Në tubimin e madh të Lidhjes Demokratike të Kosovës të mbajtur në Gjilan, ka qenë prezente doemos edhe kandidatja për deputete, znj. Bahrije Hyseni, e njohur tashmë si 99-i i LDK-së, e rrethuar nga familjarë, ekipe të saj mbështetëse e simpatizantë të shumtë. Ajo është shprehur shumë e kënaqur me mbështetjen e respektin e madh që gëzon edhe në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i degës në Gjilan, z. Lutfi Haziri e quajti tubimin në Gjilan si një “Manifestim politik të pandalshëm!”
Po ashtu ai iu drejtua masës duke i falenderuar e duke shprehur mirënjohjen e tij për aktivitetet e shumta, paraprijëse të këtij tubimi. “Jemi mirënjohës për krejt ata që kanë punuar këto ditë që ta bëjnë Gjilanin madhështor.”
Sigurisht në këtë tubim, që është nga tubimet e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës përgjatë kësaj fushate zgjedhore, prezent ishte edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i cili në formën më të afërt, e me “fjalë gjilanase”, iu drejtua masës, që me të vërtetë ishte e madhe mbrëmë aty. Poashtu përveç të tjerash ai tha edhe se “Ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim, sepse populli i Kosovës është ngritur tashmë në këmbë!”
Kujtojmë që jemi në ditët e fundit, saktë, dy ditë para datës së madhe të nëntë shkurtit, në ditët kur mobilizimi është shumë i madh. Këtyre ditëve, kandidatja për deputete znj. Bahrije Hyseni ka publikuar video të shpeshta falenderuese për elektoratin, porosi, e përgjigje në pyetje të qytetarëve. Gjithashtu ka filluar edhe një seri të paraqitjeve të saj nga studio e improvizuar, e quajtur “RTV99”, të gjitha këto, të publikuara nëpër rrjetet e saj sociale, facebook, Instagram e tiktok.