
Mbrëmë në orën 17:00 në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi hapjen zyrtare të Fushatës Zgjedhore. Kryetari i LDK-së, njëherit edhe kandidati për Kryeministës të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, u kërkoi falje të gjithë mbështetësve dhe qytetarëve të shumtë që mbetën jashtë sallës, për shkak të fluksit të madh të njerëzve.
Sikur edhe secili kandidat tjetër, ashtu edhe kandidatja për deputete, nga radhët e LDK-së, dega Ferizaj, Bahrije Hyseni me numër 99, janë shprehur shumë të entuziazmuar për mbështetjen e madhe që po marrin çdo ditë, e posaçërisht mbrëmë.
Në rrjetet sociale të znj. Hyseni janë publikuar fotografi nga aktiviteti, në të cilat vërehet energjia e madhe për të nisur rrugën drejt ndryshimit.
Në përshkrimin e aktivitetit ajo është shprehur se “Nuk ka më kënaqësi se kur takon kaq shumë njerëz që janë të të njejtës frymë me atë që jemi edhe ne. LDK-ja po rritet çdo ditë sikur edhe qëllimet për rrugën e re të këtij vendi. Lista e cila u riprezentua edhe sonte, është lista e fitores, është lista që do të bëjë ndryshimin, është lista fituese, me në krye kryeministrin e ardhshëm z. Lumir Abdixhikun.”
Në fotografitë e aktivitetit është parë kandidatja për deputete me numër 99 e përcjellur nga familja e saj dhe shume figura të tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilave, z. Abdullah Hoti, z. Lutfi Haziri, znj. Hikmete Bajrami e kandidat të tjerë, e poashtu edhe kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, z. Visar Azemi.
Kandidatja për deputete gjithashtu ka shkruar: “Të nderuar përkrahës, ju falenderojmë nga zemra që sonte ishit prezent, në këtë ditë të madhe për secilin prej nesh. Ju ftoj që të qëndrojmë afër deri sot e 4 vite, që me të vërtetë të bëhemi ndryshimi që duam të ketë vendi ynë. Brohorimat për LDK-në, e për emrin e secilit kandidat, do të jenë thirrjet që do të dëgjoj për 4 vite, e do të jem zëri i tyre çdo ditë në Kuvendin e Kosovës.”
Me falenderime nga Kryetari dhe secili kandidat është mbyllur aktiviteti i mbrëmshëm duke bërë ftesë për të votuar LDK-në me numër 124, për të bërë ndryshimin për 4 vitet e ardhshme.