Bahrije Hyseni merr përkrahje nga luftëtarët e lirisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahrije Hyseni merr përkrahje nga luftëtarët e lirisë

    Insajderi
    10 December 2024 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahrije Hyseni, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës është takuar me gjeneralin Bedri Zeqiri, luftëtarin e njohur të lirisë Nebih Deda dhe dy bashkëluftetarët e tij.

    Hyseni ka thënë se luftëtarët e lirisë vazhdojnë të qëndrojnë  të palëkundur në angazhimin për të mirën e kombit.

    “Me gjeneralin Bedri Zeqiri, patem një takim frytdhënes me luftëtarin e njohur te lirisë, z. Nebih Deda dhe dy bashkëluftëtaret e tij, gjatë këtij takimi Nebihu ka theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për t’i qëndruar besnik LDK-së, duke e mbështetur dhe përkrahur në çdo hap. Ai është një simbol i luftës dhe paqes, gjithmonë me një kauzë të qartë: mbrojtjen e shtetit dhe sigurine e qytetarëve të Kosovës. Luftëtari i lirisë vazhdon të qëndroje i palëkundur ne angazhimin e tij për të mirën e kombit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark