Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Bahrije Hyseni është pritur me ovacione gjatë një takimi me qytetarët e Kaçanikut. Hyseni ka thënë se Kosova tani duhet të ndryshojë e ndryshimi bëhet vetëm duke e votuar LDK-në me kryeministrin Lumir Abdixhiku.
“ Kënaqësi e veçantë, kur një grup nga familja jonë e madhe e LDK-së, filluan të më thërrasin “oo 99-shi”. Ju ofrova e ju thashë, “unë jam LDK”, votojeni numrin 124, numrin 1, e na keni nderuar, e na keni votuar të gjithë neve. Tjetri mu drejtua: “por ti je 99-shi”, e unë ju thashë që Kosova tani duhet të ndryshojë. Bëje ndryshimin duke votuar LDK-në, me kryeministër Lumir Abdixhikun, sepse vetëm kjo është rruga”, ka thënë Hyseni.
“Kjo më bëri të kuptoj që njerëzit lidhen për numrat tanë, por ne duhet t’u bëjmë thirrje të gjithëve që në familjen tonë të madhe çdo numër yni është fitues. Nuk mund të dal nga Kaçaniku pa e falenderuar mikpritjen e qytetarëve dhe nikoqirin e këtij tubimi z. Korab Krasniqin. Falemnderit të gjithëve, e po, unë jam 99-shi, por jam edhe 124-shi e jam edhe 1-shi, e jam çdo numër i listës fituese të LDK-së, jemi të gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Hyseni.