
Bahtir Troshupa, një emër i njohur në jetën politike dhe juridike të Kosovës, i është bashkuar ekipit të kandidatit për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, si përkrahës dhe konsulent juridik.
Troshupa ka një histori të gjatë angazhimi në çështje kombëtare dhe politike. Aktivizimin e tij e nisi që në vitin 1993 në kuadër të UNIKOMB-it, ku ka bashkëpunuar ngushtë me ish-kryetarin Naim Ymeri në degën e Lipjanit. Brenda këtij subjekti politik, ka mbajtur disa pozita të rëndësishme, fillimisht si sekretar i degës, e më pas si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Kombëtare Shqiptare -UNIKOMB, me seli në Prishtinë.
Përvoja e tij vazhdon edhe në administratën publike. Troshupa ka shërbyer si zyrtar ligjor në Ministrinë e Punës, ndërsa më vonë është zgjedhur kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku ka dhënë kontribut të madh për profesionalizimin e administratës publike dhe rritjen e transparencës në institucionet shtetërore.
Që nga viti 2008, ai ushtron profesionin e avokatit në Prishtinë, dhe gëzon respekt të gjerë në fushën juridike për profesionalizëm dhe integritet.
Pas një pauze të gjatë nga angazhimi partiak, duke qëndruar jashtë çdo strukture politike që nga viti 2004, Bahtir Troshupa tani i është bashkuar vizionit për ndryshim të kandidatit Shukri Buja në Lipjan, duke e mbështetur si këshilltar juridik dhe përkrahës i zëshëm.
Ky bashkëpunim shihet si një forcim i rëndësishëm i ekipit të Bujës, i cili ka premtuar transparencë, drejtësi dhe një qeverisje më të afërt me qytetarin në mandatin e tij të mundshëm.