Bahtiri dënon rrahjen e shqiptarit nga dy serbët   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri dënon rrahjen e shqiptarit nga dy serbët  

    Insajderi
    22 February 2017 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Incidentin ndëretnik në Kroi i Vitakut, ku dy serbë rrahën shqiptarin Sadat Rama, e ka dënuar kryetari i komunës së Mitrovicës.

    Agim Bahtiri ka shprehur shqetësimin e tij për këtë incident ku sipas tij raste të tilla mund ta përkeqësojnë situatën e cila është qe një kohë të gjatë mjaftë stabile.

    ”Të gjithë duhet t’i dënojmë rastet e këtilla të incidenteve ndëretnike, sepse ato mund ta përkeqësojnë situatën e sigurisë, e cila ka një kohë të gjatë që ishte e qetë dhe mjaftë stabile”, thuhet në komunikatën e kryetarit të Mitrovicës.

    Kryetari Bahtiri ka kërkuar nga policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që rasti të zbardhet sa më shpejtë dhe që sulmuesit të kapen e të vendosen para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

    Sulmi ndaj Sadat Ramës ka ndodhur të martën, teksa bëhet e ditur se Rama u alivanos nga goditje e shumta me shkopinj që ju bënë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark