Një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet, situata në veriun e Kosovës është tensionuar, shkruan Gazeta Insajderi.
Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se një familje e cila po shkonte për në Zvicër është ndaluar nga një grup serb me maska të cilët i kanë rrahur dhe ua kanë marrë veturën.
“Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën”, potencoi ai.
Ai tutje tha se kjo familje po kurohet në spitalin e Mitrovicës dhe gjendja e tyre është stabile.
“Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, tha Bahtiri.
Postimi i plotë: