Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka hyrë tashmë në zyrën e komunës.
Policia përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.
Ndërsa mysafir i parë Kryetarit të Zubin Potokut është ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai i ka shkuar në zyrë Kryetarit të Zubin Potokut.
“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdoj të punojë fuqishëm për komunen të cilën e udhëheq. Kjo dëshmon edhe njëherë faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyren e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin”, ka shkruar Bahtiri.