Bahtiri kërkon orë tjetër për kafe me Agollin e Hamzën: Në atë orë kam ftuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri kërkon orë tjetër për kafe me Agollin e Hamzën: Në atë orë kam ftuar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

    Insajderi
    21 September 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, iu është përgjigjur ftesës së kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj komune, Armend Agolli, që kafen e mëngjesit ta pinë së bashku duke thënë se për në ora 09:00, pas situatës së krijuar në veri, po në këtë orë ka ftuar në takim Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

    “Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

    Tutje, Bahtiri ka kërkuar që të ndryshohet orari i takimit të propozuar nga Agolli, prej orës 09:00 në ora 10:00

    “Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica dhe pas dakordimit me të, i ftoj z.Agolli dhe z.Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00”, ka thënë Bahtiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark