Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar për një tubim siç e quan ai madhështor, ku qytetarët e veriut dhe jugut, njëzëri do kërkonin hapjen e Urës së Ibrit.
Në një reagim të tij, ai kërkon që qytetarët të shprehin mendimin e tyre nëse janë pro hapjes së Urës së Ibrit, në mënyrë që të finalizojë organizimin e këtij takimi.
Postimi i plotë:
”Të dashur qytetarë,
Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Çdoherë bashkërisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës.
Shpërndajeni që ta shohin edhe të tjerët”.