Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se nuk do të tolerojë ndryshimin e kufijve adiministrativ të Mitrovicës, duke theksuar se në rast të kundërt ai do të dorëhiqet.
Ai ka deklaruar se për këtë gjë ka marrë garanci edhe nga Këshilli i Sigurimit, ndaj ka kërkuar nga qytetarët që të rrijnë të qetë.
“Unë kam thënë se nëse vjen puna deri tek ndërrimi i kufijve administrativ, unë para se të nënshkruaj dicka të tillë kam thënë se jap dorëheqje. Dicka e tillë tashmë ka përfunduar, koha e kufirit ka përfunduar dhe kjo është legjitime në cdo aspekt. Këtë e kam marr nga Këshilli i Sigurimit”.
“Ne edhe në sistemin kompjuterik jemi në këtë zonë dhe kufijtë janë ata që kanë qenë kjo është e qartë si loti. Nëse këta kufij, ndryshohen unë absolutikisht shkoj në shpi. PDK-ja është ajo që dëshiron të ndodh dicka me Mitrovicën, por ajo nuk do të ndodh. Qytetarët do të rrinë të qetë derisa misioni diplomatik të kryhet në tavolinë. Prandaj unë kërkoj nga qytetarët të jenë të qetë, nuk dua të jem shembull i keq, dua të ju qendroi besnik të gjithëve”.
Ai u bëri thirrje çdo partie politike dhe qytetarëve të bashkohen për mos-ndryshimin e kufijve administrativ të Mitrovicës. /Insajderi.com