Agim Bahtiri, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është takuar me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po ashtu pjesë e kryesisë së kësaj partie. Ky i fundit e kishte quajtur Bahtirin “akademik”
Bahtiri ka njoftuar për takimin me anë të një postimi në ‘Facebook’. Bahtiri ka thënë se ka zhvilluar bisedë të gjatë me Konjufcën dhe ka lënë një thënie të mençur bashkëngjitur me njoftimin e takimit, shkruan Insajderi.
“Kafe dhe bisedë e gjatë dhe e këndshme, me mikun tim Glauk Konjufca. Miqësia e vërtetë është aleanca e cila përmes bashkimit të idealeve ndërton themelet e së ardhmes për të mirën e vendit tonë“, ka shkruar Bahtiri.
Konjufca në kohë të fushatës së zgjedhjeve lokale e kishte quajtur kandidatin e VV’së për kryetar të Mitrovicës “akademik”.
“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerë kundërkandidatë mundemi me thanë që është akademik”, kishte deklaruar Konjufca. /Insajderi.org/