Agim Bahtiri i Vetëvendosjes ka takuar sot Agim Veliu e LDK-së, ku së bashku ka pirë kafen e mëngjesin.
Bahtiri me këtë rast e ka përgëzuar Veliun për kontributine dhënë në fitoren e partive opozitare.
“Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit”.
Tutje, Bahtiri i ka kërkuar Veliut që të jap kontributin maksimal që të arrihet marrëveshja në mes VV-së dhe LDK-së.
“Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen e marrëveshjes finale mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur. Vendit i duhet formimi sa më i shpejt i Qeverisë, ku të gjithë duhet të punojmë që kjo të bëhet në afat ligjor dhe pa humbje kohe”, ka shkruar Bahtiri./Insajderi.com