Bahtiri: Kriminelët duhet të gjenden dhe të dënohen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: Kriminelët duhet të gjenden dhe të dënohen

    Insajderi
    07 May 2017 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në marshin protestues me moton “Stop vrasjeve. Ne jemi Ermali”, i ka shprehur edhe njëherë ngushëllime familjes dhe ka bërë me dije se i ndjeri Ermal Kamberaj, i cili u vra mbrëmjen e së premtes në një kafiteri të qytetit, ka qenë njëri prej qytetarëve më të mirë dhe më të urtë të Mitrovicës.

    “Këtë dënim të dhunës po e shoh te çdo familje tek çdo qytetar, andaj ne si Institucione ju bëjmë thirrje policisë dhe të gjitha organeve kompetente, o sot o kurrë t’i ndalim këto krime të mallkuara. Ky vend do paqe”, tha Bahtiri.

    Ai më tej tha se kriminelët duhet të gjenden dhe të dënohen më së ashpëri “që dikush është dënuar ndonjëherë”, njofton Klan Kosova

    24-vjeçari Ermal Kamberaj, u vra mbrëmjen e së premten me tre plumba në njërën prej kafiterive të Mitrovicës.

    Identiteti i dorasit tashmë është zbuluar, por ai vazhdon të jetë në arrati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark