Mefail Bajqinovci, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka “ngritur në qiell” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit.
Kjo, pas një videoje të Kurtit që publikoi mbi çështjen e doracakut mbi edukimin seksual. Në të, Kurti mohonte hartimin nga ana e qeverisë së tij dhe përmendte luftën hibride ndaj ekzekutivit.
Kjo video duket se i ka lënë shumë përshtypje Bajqinovcit.
Deputeti i VV’së adresoi lartësimin e tij për Kurtin në ‘Facebook’, ku tha se shefi i ekzekutivit fiku të gjithë shpifësit. Madje, deklaroi se Kurti ende s’e ka filluar fushatën.
“I shymi krejt shpifësit me 1 video dhe ende pa nisur ai fushatën”, deklaroi Bajqinovci. /Insajderi.org/.