Deputeti nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së Lumir Abdixhikut në lidhje me sukseset e LDK-së në Prishtinë.
Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka listuar disa nga “dështimet” sipas tij të LDK-së në kryeqytet.
Ai ka përmendur qentë endacak, papastërtinë dhe mbeturinat, kaosin në trafik dhe 50 milionë eurot që sipas tij i teprojnë çdo vit kryeqytetit.
Postimi i tij i plotë:
Lumiri thotë se ne po renovojmë në kryeqytet.
Nën qeverisjen e LDK-së, sot në Prishtinë fëmijët nuk guxojnë të shkojnë në shkolla fillore pa prindër sepse qentë endacak i sulmojnë. Mbi 600 sulme të qenve endacakë kanë ndodhur në kryeqytet në 6 muajt e fundit.
Kur më shumë papastërti nuk ka pasur Prishtina – mbeturinat e kanë mbuluar kryeqytetin.
Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar kaos në trafik.
Skandalet dhe keqpërdorimet i shohim çdo ditë në media për komunën e Prishtinës.
Mos te harrojmë “arkitektin e qytetit”
Dhe për fund, çdo vit në Prishtinë, LDK-së i teprojnë mbi 50 milionë euro.
Ky është “renovimi” i LDK-së.