Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur shqetësimin e tij se pse “asnjë zyrtar opozitar” s’e ka vizituar Banjskën.
Bajqinovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se përkujdesje dhe ndjeshmëri më të madhe duhet të kenë politikanët në raport me këso ngjarjesh, shkruan Insajderi.
“Pas përballjes së shtetit me terroristë të armatosur rëndë, një vit më vonë, ende nuk kemi parë asnjë zyrtar opozitar të vizitojë Banjskën. Një përkujdesje dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj këtyre ngjarjeve të rënda duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë së secilit politikan”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/