Bajqinovci ironizon me opozitën: Prej mëngjesit deri në darkë, janë nëpër emisione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci ironizon me opozitën: Prej mëngjesit deri në darkë, janë nëpër emisione

    Insajderi
    18 October 2024 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me opozitën. Ai ka thënë se Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por prej mëngjesit deri në darkë janë nëpër emisione.

    ‘’Opozita po ankohet se nuk ka hapësirë mediale, por në fakt janë të pranishëm prej mëngjesit deri në mbrëmje nëpër emisione e debate të ndryshme’’, ka thënë Bajqinovci.

    Më tutje ai ka thënë se opozitën i gjen edhe në emisione për bujqësi e çdo temë tjetër, e prapë ankohen.

    ‘’Në çdo debat politik janë rend gjithë kohën, me piskamë tërë ditën. Kjo vetëm tregon se askush nuk ju beson’’, ka thënë deputeti i VV-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark