Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, iu është futur fushatës herët. Ai njoftoi dje se ishte në Lorah të Gjermanisë me aktivistë të partisë.
Bajqinovci me një postim në Facebook ka shprehur fjalë të mëdha me të cilat beson se do t’i bëhen realitet në zgjedhjet parlamentare, shkruan Insajderi.
“Sonte kisha kënaqësi të takoj dhe të diskutoj me mërgatën tonë të dashur në Lorah të Gjermanisë, së bashku me aktivistët e pikës së LVV-së në Bazel. Diskutuam për punën e madhe që po bën qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti dhe për arritjet që kemi shënuar.
Me 9 shkurt 2025, mërgata do të thej të gjitha rekordet dhe do të jetë kontribuese e madhe në fitoren tonë të radhës”, ka shkruar Bajqinovci. /Insajderi.org/