Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një reagim pas sulmit të sorrave ndaj dy grave në kryeqytet.
Bajqinovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se pas sulmeve nga qentë endacakë, qytetarët po sulmohen edhe nga sorrat, shkruan Insajderi.
“Nuk po flas për kolonat apo kaosin në trafikun e Prishtinës, tash edhe pas sulmeve nga qentë endacakë tani edhe sorrat sulmojnë në kryeqytet”, ka shkruar ai.
“Aty ku qeverisë LDK-ja duhet shpallur gjendje të jashtëzakonshme”.
Dy gra janë parë duke u sulmuar nga sorrat në Prishtinë.
Videot tregojnë momentin kur sorrat sulmojnë dy gra në qendër të kryeqytetit. Njëra për pak sa nuk rrëzohet, ndërsa përpiqet t’i ik sorrës, duke e mbrojtur kokën me shall. /Insajderi.org/