Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci me mëngjes ka vendosur të merret me opozitën. Nuk kanë munguar thumbat, shkruan Insajderi.
Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se alternativa e opozitës në zgjedhjet e ardhshme është se ne të gjithë jemi njësoj.
E kjo alternativë sipas tij nuk është e vërtetë, e do të vërtetohet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Deri atëherë do të ketë shumë shkelma”, shkroi ai.